E frikshme, shkon në 1441 numri i viktimave në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 1441, që do të thotë janë 175 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2795 duke e çuar në rreth 17750 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 527 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1966.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 5619.

Horizonti nuk duket akoma në Itali. Rajoni më i prekur nga koronavirusi mbetet Lombardia, që njihet edhe si motori ekonomik i vendit.Sipas Corriere della Sera, dita e djeshme ka qenë edhe më e vështira sa i përket këtyre tri javëve të betejës me koronavirusin.

Pacientët e shtruar në 24 orët e fundit në terapinë intensive janë 85 më shumë. Një shtim thuajse me dyfishin e rasteve të regjistruara në reanimacion gjatë javës së shkuar.

Sesa e vështirë është situata, e thonë numrat. Në terapinë intensive në Lombardi janë 732 persona, dhjetë ditë më parë ishin 244. Të dhënat për Lombardinë janë të frikshme: 11.690 të prekur, 966 të vdekur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.