Pas 55 të prekurve me koronavirus dhe të moshuarës që ndërroi jetë disa ditë më parë, duket se në Shqipëri do të regjistrohet së shpejti dhe i shëruari i parë nga sëmundja e rrezikshme.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se është drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri.
Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij për Top Channel.
Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.
Personi i shëruar është babai i 31 vjeçarit që erdhi nga Firence, i cili njihet edhe si pacienti zero.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
