“S’pyesin për koronavirus” Amerikanët/Imazhet dyndje masive në plazhet e Floridës duke refuzuar udhëzimet e koronavirusit

Plazhi Clearwater Beach, në Florida, ishte i mbushur me vizitorë që mesa duket nuk i kanë vënë mend udhëzimeve për ruajtjen e distancës shoqërore si pjesë e përpjekjeve për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale tregon një plazh në Florida të tejmbushur me njerëz.

Imazhet nga plazhet me rërë të bardhë nga brigjet perëndimore të Florisa Florida tregonin se njerëzit kishin dalë në masë.

Plazhet kryesore në anën lindore të gadishullit ishin mbyllur prej virusit por edhe aty njeërzit kishin ardhur, megjithë paraljmërimet.

Qytetet dhe shtetet kanë mbyllur shkollat, baret restorantet dhe ambjentet ku grumbullohen më shumë njerëz.

Koronavirusi ka shkaktuar deri në këto momente, 97 vdekje në SHBA dhe rreth 7,893 vdekje në mbarë botën.

Clearwater Beach ne foto shihen shumë njerëz të cilët duken se nuk duan tja dinë për përhapjen e virusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.