Kufijtë e zonës së lëvizjes së lirë “Shengen” prej 27-shtetesh do të qëndrojnë të mbyllur për 30 ditë. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm persona të autorizuar si diplomatë, mjekë e shkencëtarë të përfshirë në betejën kundër koronavirusit.
Për personat që duan të kthehen në atdheun e tyre, shtetet përkatëse i kanë këshilluar të kontaktojnë me ambasadat/konsullatat të vendeve ku ndodhen.

“Armiku është virusi dhe tani duhet të bëjmë gjithçka njerëzore të mundshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe financat tona. Ne jemi të gatshëm të bëjmë atë që kërkohet. Ne nuk do të hezitojmë të marrim masa shtesë“, tha Ursula von der Leyen.
Me tej Presidentja e KE-se shtoi: “Koronavirus është një tronditje e jashtme që prek të gjithë botën. Ne kurrë nuk jemi hasur me te më parë”, shtoi
Në të njëjtën kohë, megjithatë, von der Leyen dërgoi një mesazh optimist, duke thënë se një kompani europiane kishte parashikuar se mund të kishte një vaksinë kundër koronavirusit të ri “deri në vjeshtë”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, nga ana e saj, u tha gazetarëve në Berlin se vendi i saj do të zbatonte menjëherë vendimin.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thënë se samiti tjetër i liderëve evropianë, i planifikuar për 26 dhe 27 Mars në Bruksel, do të zëvendësohet nga një telekonferencë, por nuk specifikoi kur.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
