Reagime të shumta ka pasur në lidhje me lajmin qe kompania celulare Telekom Macedonia, në Maqedoninë e Veriut,kishte dhuruar falas klientëve të saj 10 GB internet, në formë solidarizimi për situatën e krijuar nga Covid-19.
Të shumtë kanë qenë shqiptarët e ndodhur kudo në Europë ku kane treguar qe kompanitë celulare në shtete të ndryshme kishin dhuruar internet falas për abonentët e tyre.
Ndër mesazhet e shumta, që ra në sy ishte mesazhi i një emigranti shqiptar në Itali, i cili zbuloi se një kompani celularësh në Itali ka dhuruar plot 1 milion GB internet falas për përdoruesit e saj.

Bëhet fjalë për kompaninë e njohur, Fastweb, e cila ka gëzuar miliona abonentë të saj në shtetin fqinj këto ditë të vështira, duke dhuruar këtë shifër të jashtëzakonshme të internetit falas.
Asnjë kompani celulare që operon në Shqipëri nuk ka dhuruar asnjë “kacidhe” internet për klientët e saj, për t’u solidarizuar sado pak me ta.

Shqiptarë të shumtë të cilët kërkuan nga kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri të ofronin internet falas, duket se kërkesat bien në vesh të shurdhët, pasi këto kompani duket se nuk kanë dëshirë të sensibilizohen dhe solidarizohen me abonentët e tyre në këto ditë të vështira.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
