“Këtu përfitojnë nga fakteqësitë”/ Rriten çmimet e fruta perimeve

Korca dhe Shqiperia vijon shtetrrethimin si masë shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19, i cili deri tani ka shkaktuar 2 viktima dhe 55 të infektuar.

Teksa qytetarët qëndrojnë të izoluar në banesa, tregtarët përpiqen të përfitojnë, duke ditur se qytetarët në një farë mënyre janë të detyruar për t’i blerë produktet e tyre.

Shumë qytetarë shprehin dhe shqetësim se në këto kohë ka një rritje drastike të çmimesh edhe pse me aktin normative të 15 marsit rritja e çmimeve dënohet me gjobë deri dhe në mbyllje të veprimtarisë.

“Ka një rritje drastike çmimesh në produkte jetike për qytetarët në këtë kohë që po kalojmë. Është kriminale të rriten çmimet deri në këtë masë, tmerr, trishtim. Strukturat shtetërore të monitorojnë furnizuesit ” thotë një qytetar.

Shtrenjt, për këtë kohë që erdhi, janë shumë shtrenjt”, shprehet një qytetare.

Blerësit shprehen se duhet të meren masa për të parandaluar këtë situatë.

“Shteti duhet të marrë masa. Këtu përfitojnë nga fakteqësitë”,  thotë një tjetër qytetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.