Mbrojtja Civile publikoi të dhënat e 9 Prillit mbi epideminë e Coronavirus në Itali. Numri i përgjithshëm i njerëzve aktualisht pozitivë është rritur me 4,204, duke e çuar numrin aktual në 98.877 (dje ishin 95,262). Nga këta, 3.605 janë njerëz të shtruar në spital në kujdesin intensiv (u zvogëlua në krahasim me 3,693 dje). 64.873 persona janë në izolim në shtëpi (një rritje krahasuar me 63.084 dje), ndërsa 28.399 pacientë janë shtruar në spital me simptoma (duke u zvogëluar në krahasim me dje, kur ishin 28,485).

Numri i mjekëve të vrarë nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 106. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në Italia, teksa kanë informuar se vetëm gjatë orëve të fundit në të gjithë shtetin kanë humbur jetën 610 persona.Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është rritur në 18.227.
Numri i të shëruarve ka arritur në 28470, ku sot lanë spitalin 1979 persona, ndërsa dje 2099 njerëz u shëruan.
Te shperndara sipas Rajoneve
Lombardia 54.802 (+1388, +2,6%)
Emilia-Romagna 18.677 (+443, +2,4%)
Veneto 12.933 (+253, +4,2%)
Piemonte 14.522 (639, +4,6%)
Marche 4.955 (+96, +2)
Liguria 5.020 (+114, +2,3%)
Campania 3.344 (+76, +2,3%)
Toscana 6.552 (+173, +2,7%)
Sicilia 2.232 (+73, +3,4%)
Lazio 4.429 (+163, +3,8%)
Friuli-Venezia Giulia 2.299 (+81, +3,7%)
Abruzzo 1.931 (+72, +3,9%)
Puglia 2716 (+82, +3,1%)
Umbria 1.298 (+9, +0,7%)
Bolzano 1.903 (+68, +3,7%)
Calabria 874 (+15, +1,7%)
Sardegna 1026 (+51, +5,2%)
Valle d’Aosta 868 (+18, +2,1%)
Trento 2.708 (+106, +4,1%)
Molise 234 (+8, +3,5%)
Basilicata 303 (+6, +2%)
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Gjermania,Franca

