Teksa numërohen 300 viktima dhe mbi 6700 të infektuar nga koronavirusi, pas një muaji mbylljeje, Danimarka sot ka rihapur çerdhet , kopshtet dhe shkollat fillore.Shkollave u është kërkuar të respektojnë rregulla të caktuara, përfshirë atë të mbajtjes së distancave prej dy metrash midis tavolinave dhe rekreacioni në grupe të vogla.

Mësimet filluan në gjysmën e komunave daneze dhe 35% të instituteve të Kopenhagenit, ndërsa të tjerët kërkuan më shumë kohë për t’u përshtatur me masat në fuqi. Ndersa të gjitha shkollat fillore do të hapen deri më 20 prill.
Rihapja e shkollave është hapi i parë i qeverisë daneze që veproi shpejt përballë përhapjes së pandemisë, duke mbyllur kufijtë që më 14 mars, pasi kishte regjistruar rastet e para të infeksionit dhe vdekjeve.
Mbyllja për restorantet, kafenetë, baret dhe vende të tjera të takimeve publike do të mbetet në fuqi të paktën deri në 10 maj.
