Numri i viktimave vazhdon të bie në Italinë fqinje. Raportohet se në 24 orë kanë ndërruar jetë 525 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 22.170.Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 168.941.

Numri i të shëruarve ka qenë shumë i lartë, plot 2072 persona duke e çuar në 40164 numrin e përgjithshëm.
Lajme të mira vijnë për personat e rinj të prekur nga pandemia të cilët vazhdojnë të jenë më pak nga dita në ditë.
Në 24 orë u regjistruan 3789 raste të reja me COVID-19.Në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur në Itali në 24 orët ë fundit kanë ndërruar jetë 231, duke e çuar në 11.608 të vdekur. Ndërkohë që në terapi intensive ndodhet 1.032 pacientë dhe të shtruar janë 11. 356.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

