SHPRESE NGA ITALIA/VIJON TË ULET NUMRI I VIKTIMAVE DHE RASTEVE TE REJA

Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile tregon një ulje të ndjeshme të të rinjve të infektuar me Coronavirus. Shifra për viktimat e reja të regjistruara brenda një dite po bie në krahasim me atë të anketave të fundit. Në 24 orët e fundit ka 243 viktima (dje ishin 274).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali tejkalon 30 mijë (30.201).Numri i rasteve aktive eshte 87.961 (dje ishin gjithsej 89,624).

Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit kanë arritur në 217,185 (dje ishte 215,858), rastet e rreja te infektimit jane +1,327 (dje 1401).

Ndersa 2757 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje ishin 3,031, dy ditë më parë shifra rekord ishte 8,014 persona që testuan negativ pas sëmundjes), për gjithsej 99.023. Aktualisht janë 14.636 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 15.1174), prej të cilëve 1.168 në kujdes intensiv (një ulje e dukshme që nga dje, kur ishin 1.311).

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.