Miliona njerëz dolën në rrugët dhe sheshet Francës ditën e sotme, ndërsa vendi u bë kombi më i fundit evropian që filloi të lehtësojë bllokimin e tij të koronavirusit.Trafiku u kthye në Champs Elysee në Paris, pasi bizneset jo thelbësore duke përfshirë parukierët, u rihapën dhe njerëzit inkurajoheshin të ktheheshin në punë.

Spanja gjithashtu filloi të lehtësojë bllokimin për rreth 25 milion njerëz dhe kafenetë, restorantet dhe hotelet u lejuan të hapen, pas më shumë se 12 javë mbylljeje të detyrueshme.Vendi raportoi vetëm 123 vdekje të reja nga virusi – totali i tij më i ulët që nga 18 mars.
Belgjika, Greqia dhe Norvegjia gjithashtu filluan të heqin kufizimet të hënën, ndërsa Gjermania dhe Danimarka ecën përpara me planet për të hequr edhe më shumë masa, pavarësisht frikës nga një valë e dytë e infeksioneve në Evropë.
Franca aktivizoi ‘fazën e dytë’ të reagimit të saj ndaj virusit të hënën, duke lëvizur në një sistem me dy nivele, ku masat e bllokimit janë hequr në rajone me norma të ulëta të infeksionit.

