Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile tregon një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me Coronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 179 viktima të reja (dje ishin 165, një ditë më parë 243,). Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali deri tani është 30.739.Numri i rasteve aktive eshte 82,488 (dje ishin gjithsej 83,324)

Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit kanë arritur në 219.814 (dje ishte 219,070), rastet e reja te infejtimit janë +744 (dje ishte +802)
Ndersa 1.401 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje ishin 2,155), për gjithsej 106.587.Aktualisht janë 13.539 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 13.618), nga të cilët 999 në kujdesin intensiv (dje ishin 1.034).Në Itali janë kryer gjithsej mbi 2.6 milion teste. Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja,Britania,Rusia,Italia

