Mjeku Pipero shfaqet optimist: Gjithçka është në dorën e qytetarëve

Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në “Open” në Top Channel foli për disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë hapjes së vendit. Sipas tij, rreziku më i madh dhe frika më e madhe ka të bërë me kontaktet fizike të njerëzve.Duke iu referuar edhe traditës së shqiptarëve ai tha se ne bisedojmë me katër-pesë persona dhe bisedojmë për disa minuta. Pipero gjithashtu shtoi se virusi është prezent, dhe ndaj duhet të jemi të kujdesshëm.

Sipas Piperos nuk ka nevojë mbajtja e maskave, apo e dorezave kur janë pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa shtoi se e detyrueshme është mbajtja e maskës në ambiente publike, sikurse është transporti urban, apo mjedise me shumë njerëz, ku duhet të qëndrosh për shumë kohë me persona të tjera.

Ndersa shtoi:“Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin – shpjegon Pipero.

Sipas Piperos, hapja është bërë graduale dhe më mira u bë në këtë drejtim, por shton se duhet pasur vetëm kujdes nga të gjithë, sepse virusi qarkullon, por me një ngadalësi.Në fjalën e tij, Pipero është shprehur se situate tanimë sipas tij është nën kontroll por gjithçka është në dorën e qytetarëve, sesi ata do të sillen ndaj masave të liruara.

“Situata është e qetë dhe nën kontroll. Gjithçka tani e tutje është në dorën e qytetarëve. Deri tani kanë qënë bashkëpunues. Është e rëndësishme që rastet e shtruara janë të pakët. Jam optimist,”-tha Pipero.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.