Udhëtimet dhe turizmi përbëjnë 10% të GDP-së globale dhe 1 në 10 punë vjen nga ky sektor.Por 1/3 e këtyre punëve ose më shumë se 100 milionë pozicione dhe rreth 2.7 trilionë dollarë në GDP mund të jenë në rrezik si rezultat i krizës aktuale.Vendet që bazohen te industria e turizmit, do ta pësojnë më shumë.

Një rënie me 25% në të ardhurat e turizmit do të thotë se do të ketë një rënie me 7% të GDP-së sidomos në shtetet e vogla në zhvillim.Pronarët e hoteleve ankohen se turistët pas pandemisë preferojnë që të shkojnë direkt në plazh, e nuk kanë më dëshirë që të udhëtojnë në vendet turistike, ku ka grumbullime njerëzish.
Por kjo sjell dëme ekonomike tek ata, duke qenë se bizneset e tyre janë me qira, e ata duhet që të paguajnë faturat.Sipas CNN, shpresë ka nga turizmi “patriotik”, i cili pritet që të ndihmojë shumë bizneset, ndërsa në shumë vende situata është shqetësuese.
Madje edhe kompanitë ajrore të njohura në të gjithë botën, kanë kërkuar ndihmën e shtetit, në të kundërt rrezikojnë falimentimin.

