Tiranë/ Miratohet nga këshilli bashkiak vendimi për shembjen e teatrit

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë vendimin përfundimtar për godinën e Teatrit Kombëtar.Ashtu siç pritej, Këshilli Bashkiak ka vendosur shembjen e Teatrit Kombëtar.Në vendimin që mban datën e sotme thuhet se me propozimin e kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.Dokumenti mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu.

Në pikën 3, i kërkohet Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që të marrë të gjitha masat për ndërhyrjen dhe shembjen e objektit.

Ky vendim pritet të sjellë reagime të ashpra nga aktorët, por edhe nga shoqëria civile.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.