Rudina Magjistari zbulon nga është me origjinë dhe zbulon pikën e saj të dobët

Është një ndër programet që ndiqet më së shumti kjo për shkak së janë të ftuar nga çdo cep i Shqipërisë. Dhe e kemi fjalën për programin e mbasdites ‘Rudina’.Është e vështirë të kuptosh cili është qyteti i preferuar i Rudina Magjistarit vetëm nga të ftuarit në studion e saj nga vende të ndryshme të Shqipërisë, por është gjithmonë i dukshëm entuziazmi që ka moderatorja dhe autorja e programit të pasdites në Tv Klan sa herë që në studio ka një korçar.

Me rubrikat e ndryshme të emisionit, Rudina promovon gjithmonë bukuritë, traditën dhe natyrën shqiptare, por kur është fjala për serenatat korçare – ah, ka debulesë.

Këtë e tregoi edhe pasditen e sotme ndërsa i ftuar në “Rudina” ishte Devis Xherahu. Këngëtari i njohur nga Korça promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke, e cila është hedhur në tregun muzikor grek dhe atë shqiptar, por nuk mund të largohej pa përshëndetur publikun dhe vetë Rudinën me një kolazh serenatash korçare.

Pasi Rudina këndoi bashkë me Devisin disa prej këngëve më të njohura korçare,Devisi i tha se e kishte hasur dhe në qytetin e tij të lindjes, e ajo ia ktheu:

“Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça.

Nuk e dije ti?” , ndërsa dërgoi një përshendetje të vecantë nga ekrani për të gjithë korçarët!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.