Ecuria pozitive e Skenderbeut ne Kampionat tregoi mentalitetin fitues ,pas 2 fitoreve ne transferte tashmë nisen përgatitjet, per takimin e Kupes pasi ditën e enjte rikthehet Kupa e Shqipërisë ku janë planifikuar të luhen edhe 4 sfidat e vlefshme për fazën e ¼-ve.

Në Grupin A, Skënderbeu do të jetë mysafir në Ballsh,ndërkohë që Apolonia pret Kukësin.Kujtojmë që këto janë sfidat e para, ndërsa pas 2 javësh do të luhen takimet e kthimit.
Përballje tepër interesante edhe ato në Grupin B ,ku Vllaznia do të ndeshet me Teutën, për një vend në gjysmëfinale, ndërkohë që Tirana pret Besëlidhjan e Lezhën, skuadrën që eliminoi Partizanin. Të 4-ta takimet në fillim ishin planifikuar të luheshin në orën 17:30, por ka pasur një ndryshim dhe do të nisin 30 minuta më shpejt pra në orën 17:00.
Turi çerekfinal |Të enjten |
Bylisi-Skënderbeu 17:00
Apolonia-Kukësi 17:00
Tirana-Besëlidhja 17:00
Vllaznia-Teuta 17:00
