Në një cikël emisionesh dedikuar destinacioneve interesante dhe të veçanta të Shqipërisë, emisioni “Opinion” zhvilloi këtë javë një tur që prekte pjesën jug-lindore të vendit, në zonën Korçë- Leskovik- Përmet.Gazetari Blendi Fevziu gjatë këtij itinerari ka vizituar edhe fshatin Starje, ku ndër të tjera është edhe origjina e stërgjyshit të tij, Abdyl Ypi, i cili në fakt ishte larguar shumë i vogël prej aty për të studiuar në Stamboll bashkë me vëllezërit e tij.
“Kam një histori personale, kërkova rrënojat ku ka lindur stërgjyshi im, një emër i njohur i historisë së Shqipërisë deri në vitin 1920.
Ai u largua heret nga Kolonja ,jetoi ne Stamboll,pastaj u kthye ne Shqiperi me pavaresine.Ishte Kryetar i Bashkise se Durresit,me pas Prefekt i Korçes,nje nga organizatoret e Kongresit te Lushnjes dhe meqenese ishte pjese e ketij organizimi e vrane 10 dite para ketij Kongresi.Varin e ka ne varezat e deshmoreve Erseke tha gazetari.
