Dje është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, me anë të videokonferencës, dhe ka vendosur shinat e edicionit të ri të kompeticioneve europiane, Europa Ligë si dhe Champions Ligë.Fakti i të luajturit të vetëm 90 minutave në vend të 180 tillave për një tur, mund të përkthehet edhe si shansi i vetëm për të tentuar kalimin.Për ekipet tona, hiqen 50% të shanseve për të tentuar kualifikimin në turin tjetër dhe konsiderohet humbje nga reduktimi i te ardhurave qe do vine nga shitja e biletave apo te drejtave televizive.

KUALIFIKUESET-Nga vendimi i djeshëm, ekipet shqiptare në Europë do të luajnë vetëm një ndeshje. Komiteti Ekzekutiv ka ndryshuar rregullin me sistemin vajtje-ardhje të takimeve, por do të duhet që kualifikimi në çdo tur të vendoset në vetëm 90 minuta. Për të caktuar stadiumin ku do të luhet takimi, do të vendoset në momentin që do të hidhet shorti. Nga ajo që është vendosur dje, mes datave 8–11 gusht do të luhet turi paraeliminator, në të cilin skuadrat shqiptare nuk marrin pjesë.
Për ekipet shqiptare, gjithçka fillon më 18-19 gusht për turin e parë të Ligës së Kampioneve.
Champions-i, në rast kualifikimi më tej të ekipit kampion në vend, vijon në datat 25-26 për turin e dytë kualifikues dhe 15-16 shtator për turin e tretë kualifikues. Në rast suksesi absolut, faza “play off” e Champions-it për kampionen në fuqi do të luhet mes datave 22-23 dhe 29-30 shtator.
Kualifikimet në Europa Ligë nisin me turin paraeliminator më 20 gusht, gjë e cila nuk i prek shqiptaret. Për 3 ekipet tona, Europa Liga nis më 27 gusht. Keshtu praktikisht kanë një muaj kohë përgatitje nga fundi i kampionatit ose 24 ditë pasi të mësohet bileta e fundit që del nga Kupa. Në rast kualifikimi, turi i dytë vijon më 17 shtator dhe i treti më 24 shtator. Faza “play off” do të luhet më 1 tetor.
