Mjeku i njohur Pëllumb Pipero deklaroi sot se koha ka treguar që Covid-19 nuk po sillet vetëm si virus respirator. Sipas tij, ne pacientet qe jane trajtuar, ka raste që tregojnë se truri është i pari që goditet nga virusi. I ftuar në studion e lajmeve në News 24, ai tha se Covid 19 sjell koagulimin e gjàkút.
“Shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid 19 nuk po sillet si virus respirator.
I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës së trurit nga virusi. Kemi pasur tre raste pacientësh ku e kemi vërejtur një gjë të tillë, jep dëmtime të qelizave trunore”- tha Pipero.
Sipas tij, “kemi 6 apo 7 muaj me këtë virus nuk dimë për sa kohë organet ngelen të dëmtuara prej tij, nuk dimë edhe nëse lë apo nuk lë imunitet. Duhet të kalojnë 18 deri në 24 muaj që të kemi të dhëna më të qarta”.
Ndersa thekson qe :Mbyllja nuk është zgjidhje, është zgjedhje, më dëgjoni, ju lutem, zgjidhja në këtë moment është mbajtja e maskës kudo, edhe në rrugë, mbajta e distancës, dhe higjiena e duarve dhe ajo personale”- u shpreh Pipero, në studion e “News 24”.“
Nëse sot vendosim maskën, të garantoj që për dy tre javë numri ulet me dy apo tre herë, më pak të infektuar, të sëmurë, të shtruar në spital dhe dy-tre herë më pak humbje jete. Në mirëkuptoni, ndonjëherë ndodh ta kemi thënë vonë, por asnjëherë nuk është vonë, për të marrë masa”- shpjegoi Pipero.
