Mbrëmjen e sotme Skënderbeu do të përballet në Korçë me Vllazninë, një ndeshje e rëndësishme për të rikthyer tek fitorja dhe për te prishur ecurine negative te javevë te fundit. Fitorja e djeshme e Bylis që shihet si rival direkt i Vllaznise në këtë “garë”, e ka larguar 5 pike duke e futur ne zonën play off …Deri para katër javësh Korçarët ishin në vendin e tretë në klasifikim dhe shumë pranë objektivit sezonal. Por, faza e katërt rezultoi fatale. Pasi mbyllën fazën e tretë me thuajse të gjitha fitore, duke regjistruar një numër rekord pikësh të denjë për titull, bardhekuqtë me humbjen e fundit në Durrës duket se i kanë thënë lamtumirën zonës “Euro”.

Kur ngelen edhe katër javë nga fundi, Skënderbeu e sheh veten 5 pikë larg Teutës së vendit të tretë dhe me kalendarin në dorë gjithçka bëhet malore. Të rikuperosh pesë pikë ndaj një ekipi si Teuta që po tregon formë të mirë me një kalendar kur duhet të përballesh me Kukësin dhe Partizanin, duket disi e vështirë por matematika e lejon qe do te thote do të kerkohet te merret maksimumi dhe të luftohet për fanellë.
Në njëfarë mënyre korçarët janë jashtë zonës europiane, edhe pse një peshë të mirë të kësaj situate rëndon mbi dëmtimet.
Sot, mund të quhet debutimi i sponsor- partnerit të ri të Vllaznisë, Alban Xhaferi. Prej tre ditësh ai i është bashkuar klubit kuqeblu, ndërsa e ka ndjekur atë edhe në ndeshje të tjera brenda e jashtë Shkodrës. Xhaferi, ka bashkëndarë një foto në Facebook.

“Alo Korça, po vijm…..❤💙”, është komenti i bërë tek kjo foto, duke treguar se Xhaferi do të jetë pranë ekipit, bashkë me administratorin Suad Lici por edhe të tjerë, ditën e sotme në Korçë.
