Aktori i njohur, John Travolta ka humbur të shoqen! Kelly Preston u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 57-vjeçare, pas një beteje të gjatë 2-vjeçare me kancerin e gjirit.Kelly Preston njihet për rolet e saj në ‘Twins’ dhe ‘Jerry Maguire’. Vdekja e saj (e diel 12 korrik) vjen pas dy viteve luftë me kancerin.

“Duke zgjedhur ta mbajë të fshehtë luftën e saj, ajo ka qenë duke bërë trajtime për një kohë të gjatë, e mbështetur nga miqtë dhe familja. Ishte një grua e bukur, e dashur dhe shumë e kujdesshme për familjen dhe gjithë njerëzit përreth. Sillte në jetë çdo gjë që prekte! Familja e tyre kërkon t’i kuptoni që kanë nevojë për pak privatësi gjatë kësaj kohe.”- shprehet për People një nga përfaqësuesit e familjes.
