Tirana shpallet kampion për herë të 25-të në histori ende i papercaktuar vendi i 4 dhe i 8

Me mbylljen e javës së 34-rt u zgjidh përfundimisht dilema e kampionit të këtij sezoni.Bardheblutë e kanë marrë titullin 2 javë para përufndimit të kampionatit pasi kryesojnë me 7 pikë diferencë. Pas fitores ndaj Flamurtarit 2-0 dhe humbjes së rivalit direkt Kukësit me Vllazninë 1-0, Tirana quhet zyrtarisht kampionia më e re Shqipërisë duke nisur menjëherë festën.

Me fituesin e Titullit kampion dhe dy skuadrat e rëna nga Kategoria Superiore tashmë jane dhene verdiktet, ndersa priten dy ndeshjet e radhës per të përcaktuar dy skuadrat e tjera që do të konkurojnë për t’u kualifikuar në Ligën e Europës si dhe ekipin që do të diskutojë qëndrimin në Superiore per fazen play off.

Laçi forcon pozitën e tij në vendin e tretë pas fitores 0-3 ndaj Bylisit duke shkuar në kuotën e 58 pikëve. Teuta dhe Skenderbeu me pike te barabarta qëndrojne në vendin e katërt dhe te peste me 4 pikë më pak se kurbinasit.

Skënderbeu duhet të luajë dy ndeshje tepër të vështira për të besuar te pjesëmarrja në Ligën e Europës. Bardhekuqtë 2 javet e fundit udhetojne ne Kukes dhe presin Partizanin ne Korçe ne mbyllje.

Shpresat e Partizanit për të luajtur në Ligën u zbehen akoma më shumë pas barazimit me Teutën, pasi të kuqve u bënte punë vetëm fitorja.

Bylisi rrezikon të luajë në play-out pas humbjes 0-3 në shtëpi ndaj Laçit .Humbja e tyre u shfrytëzua më së miri nga Vllaznia, e cila me fitoren ndaj Kukësit shkurtoi diferencën në dy pikë me ekipin e Dovedanit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.