Së fundi ka nisur një peticion në internet drejtuar kompanisë së famshme Apple, ku i bëhet thirrje të përfshijë Kosovën në hartën e saj.Ndër personazhet e famshën që i janë bashkuar kësaj nisme është dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa.”Apple na jepni përgjigje! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, shkroi Dua Lipa në Instagram. Nuk vonoi shumë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Rita Ora.

Por, Dua nuk u ndal këtu dhe mbrëmjen e së dielës. Ai postoi në rrjetet sociale flamurin “Autochthonous”, i cili u ngrit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
“au•toch•tho•nous mbiemër (i një banori të një vendi) autokton, e jo të ardhur nga migrantët apo kolonizatorët”, shkroi Dua Lipa.
Flamuri me mbishkrimin “autochthonous” u bë i famshëm tetorin e vitit 2014 kur fluturoi mbi stadiumin e Beogradit teksa po zhvillohej ndeshja për kualifikime të Evropianit mes Serbisë dhe Shqipërisë.
https://www.instagram.com/p/CC1bN9Wsx1a/?igshid=j2wsvlz2l4pl
