Vendimi/Ministria e Shendetesise vendos mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe lounge baret

Sot me Akt Normativ u mor vendimi për të mbyllur klubet e natës, diskot, dhe lounge baret.Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi sot se këto ambiente janë shndërruar në vende grumbullimi për të rinjtë, të cilët sfidojnë hapur rregullat Anti-Covid.Ajo tha se vendimi vjen për të mbrojtur qytetarët, të cilat mund të infektohen dhe në të njëjtën kohë t’ia kalojnë virusin familjarëve të tyre.Manastirliu njoftoi dhe sanksionet e forta për klubet e natës, diskot, lounge baret në rast se do të hapin aktivitetin e tyre.

Kështu me vendimin , nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.