Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi sapo ka dhënë një paketë të re masash për parandalimin e koronavirusit, ku përfshihen edhe udhëtarët nga Shqipëria.Mësohet se kufiri tokësor me Kakavijën do të mbyllet gjatë natës, me qëllim që të ketë kontrolle të shtuara gjatë ditës.

Qeveria greke ka vendosur që prej ditës së nesërme, data 5 gusht, duke filluar nga ora 23:00 dhe deri në orë 7 të mëngjesit të ditës së nesërme, dogana e Kakavijës do të mbyllet për të gjithë kalimtarët.
Gjithashtu,duke filluar nga ora 00.01 e datës 16 gusht, dhe në vazhdim udhëtarët nga Shqipëria që hyjnë nga Kakavijaa do të duhet të kalojnë 7 ditë në izolim.
Hardalias kujtoi që përdorimi i një maskë është i detyrueshëm.Nga nesër në mbrëmje, në doganën e Kakavijës do të vendosen ekipe të ushtrisë.Gjithashtu, nga dita e hënë në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve.
