Apeli i mjekut: Situata e pandemisë do të vazhdojë, duhet të dimë të përshtatemi

Pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasi rëndë vendin tonë, ku bilanci i humbjeve të jetës dhe të prekurve të rinj po bëhen alarmante. Për këtë arsye mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid 19 apelojnë për shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve.Mjeku i Shërbimit i Toksikologjisë Klinike QSUT, thekson se situata epidemike do të vazhdojë, ndaj duhet të përshtatemi me këtë lloj situate duke edukuar sjelljen tonë.

Mesazhi i Mjekut :

Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe ne të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes!

Respektoni rregullat e higjienës, evitoni adhjet e panevojshme në spital!

Kujdes me distancimin social! Maska, kaq e thjeshtë për t’u mbajtur dhe kaq e lehtë për t’u vënë. Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”, apelon ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.