Skenderbeu ishte nje klub i destinuar të dhurojë kujtime të paharrueshme. Gëzime, befasi, gola emblematikë, zhgënjime dhe lavdi…të cilat nuk kanë munguar në asnjërin prej edicioneve të kampionatit kombetar apo ne europë.Pjesmarja ne fazen ne grupe është skena ku ngjiten yjet më të mëdhenj të këtij sporti keto emocione ne Shqiperi i kane perjetuar duke veshur fanellen e Skenderbeut midis te cilëve eshte dhe mbrojtesi shtatlartë ,Bajram Jashanica.Por futbolli ka prodhuar në të njëjtën kohë përveç shkëlqimit dhe anën e errët të denimeve.

Bajram Jashanica është larguar nga Skënderbeu pas 7 viteve si pjesë e korçarëve, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e re, ku do të vazhdojë karrierën.
Skuadra kosovare e Ballkanit nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, ka prezantuar për tifozët dhe opinionin publik mbrojtësin kosovar.
Për Jashanicën kishte interesime edhe nga disa skuadra të Superiores, por lojtari ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë dhe në sezoni i ardhshëm do të luajë për Ballkanin.

