Zyrtare/ Ilir Daja sot prezantohet si trajner i Partizanit

Ilir Daja nuk është më trajner i Skënderbeut.Ashtu siç ishte paralajmëruar, tekniku i ri i Partizanit Ilir Daja do të prezantohet sot ,date 10 Gusht.
Në një njoftim të fundit të klubit te Partizanit, bëhet me dije se tekniku kryeqytetas do të prezantohet në orën 11:00 në ambjentet e hotelit “Arte Boutique” në zonën e Bllokut.
Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçar të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit.

Përpara Partizanit, Daja ishte ulur në stolin e Skënderbeut, të cilin e udhëhoqi drejt kualifikimit historik në grupet e Europa League. Më 8 gusht, nëpërmjet një postimi në Facebook, ai njoftoi shkëputjen e kontratës me korçarët.

Në të shkuarën, Daja ka drejtuar disa nga ekipet më të mëdha të kampionatit shqiptar, mes të cilëve Tirana, Dinamo, Elbasani, Flamurtari, Besa dhe Skënderbeu. Daja ka arritur të fitojë Superligën me Elbasanin, Dinamon dhe Skëndërbeun.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.