Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.Një tjetër lojtar titullar largohet dhe ai është sulmuesi Blerim Krasniqi. Sulmuesi ka nënshkruar me Teutën, që po përgatitet për kupat e Europës.Krasniqi ishte pjesë e Skënderbeu prej dy vitesh e gjysmë. Korçarët e blenë atë tek Apolonia dhe sezonin e fundit ai e mbylli me tetë gola të shënuar në kampionat.

Gjithsesi ai është një lojtar që punon shumë për skuadrën.
Klubi durrsak e ka zyrtarizuar afrimin e tij edhe në rrjetet sociale.Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur për “Djemtë e Detit”, teksa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.
Krasniqi është prezantuar nga zv.presidenti Adrian Bardhi në një resort në qytetin e Durrësit ku ka hedhur edhe firmën mbi kontratë.
