Autoritetet greke kanë vendosur kufizime të reja në ishullin Mykonos në Egje dhe në rajonin verior Halkidiki pas një shpërthimi infeksioni të Covid-19.Sipas një njoftimi nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, autoritetet kanë ndaluar festat, tregjet e hapura dhe procesionet fetare.Për më tepër, mitingjet duhet të kufizohen deri në nëntë persona.

Mund të ketë deri në katër persona në një restorant dhe vetëm nëse janë anëtarë të një familjeje, numri maksimal shkon në gjashtë vetë.
Përdorimi i maskave është i detyrueshëm në hapësira të mbyllura si edhe në hapësira të hapura.
Masat do të hyjnë në fuqi të premten dhe do të zbatohen për 10 ditë.

