Pogradec,kapet furgoni i mallrave me 28 refugjatë

Një furgon mallrash është ndaluar nga policia e Pogradecit i cili po transportonte 28 refugjatë nga vendet e lindjes së mesme në drejtim të kryeqytetit.Ky furgon me drejtues shtetasin D.D banues ne Tirane ka udhetuar nga Bilishti në drejtim të Pogradecit e më pas me destinacion kryeqytetin, nga i cili refugjatët zgjedhin të kalojnë në një nga vendet e Europës.

Njoftimi i Policise :


Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.Transportonte 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit

u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 28 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.