Lajm i fundit/ Tetë të burgosur me koronavirus në burgun e Drenovës

Shpërndarja e koronavirusit duket se nuk ka kursyer as burgun e Drenovës në Korçë.Pas analizave të tamponëve të fundit, janë 8 të burgosur pozitivë në këtë burg.Të gjithë të burgosurit janë në të njëjtin sektor të godinës.Nga ana tjetër janë duke u mbajtur të karantinuar në dhomat e tyre edhe të burgosurit e tjerë të të njëjtit sektor.


Sipas burimeve bëhet fjalë për sektorin e sigurisë së lartë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Aktualisht po gjurmohen edhe raste të tjera brenda këtij sektori.Ndërkohë mësohet se të burgosurit pozitivë janë nisur mbrëmë në mesnatë drejt spitalit të burgut në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.