A mund të bëni pushime këtë javë? Ja ç’njofton Shërbimi Meteorologjik

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime për 5 ditët në vijim, kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-18m/s.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.