E rëndë në Pogradec/ Po rregullonte antenën, vdes 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të martë në Pogradec, ku, Aurel Spaho, 41 vjeç, ka rënë nga kati i 5 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Pogradecit.

Pogradec/Informacion paraprak.

Më datë 06.10.2020, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 5, shtetasi A. S., rreth 41 vjeç, dyshohet se duke rregulluar antenën aksidentalisht është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: