Del urdhëri si do të regjistrohet gjoba për maskat në faturën e dritave, ja çfarë ndodh nëse nuk e paguan

Publikohet në Fletoren Zyrtare udhëzimi për mënyrën se si do paguhet gjoba për mosmbajtjen e maskës.Sipas urdhrit, Policia e Shtetit dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes se gjobës tek OSHEE, dokument që duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe kartën e identitetit të personit të gjobitur dhe adresën e banimit të tij.Ata që nuk kanë një kontratë me OSHEE, gjoba e vendosur i kalon sërish policisë së shtetit ose asaj bashkiake, por pa specifikuar se si do të paguhet ajo.Sipas udhëzimit, gjoba duhet të paguhet në të njëjtin moment kur shlyhet detyrimi i energjisë elektrike, në të kundërt ajo shkon me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga enti rregullator i energjisë.Mospagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës së energjisë, do të t’ju klasifikojë si debitorë të OSHEE.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.