Genc Devole, djali i aktorit Koço Devole ka treguar ne “ftese në 5 “ me Bieta Sulo në Top channel se gjendja e babait të tij nuk ka as përkeqësim, as përmirësim. Aktori doli nga spitali pasi rezultoi negativ në testin e koronavirusit, por për shkak të sëmundjes së Leucemisë, prej të cilës aktori vuante prej disa kohësh, gjendja e tij u përkeqësua dhe mbrëmjen e të shtunës ai u rikthye në spitalin Infektiv. Djali i aktorit thotë se babai i tij insistoi për të dalë, por shton se mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike që ndikoi.
Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi’.
‘Ajo po e mundon. Tani nuk mund të komunikojmë me të, vetëm presim nga mjekët. Unë jam në një gjendje që nuk di çfarë të them, herë herë qetësohem se mos po përmirësohet, më japin shpresë fjalët e specialitëve. Tani për tani gjendja është stabël, nuk ka as përkeqësim as përmirësim’.
