Shkodranët befasojnë në këtë start të sezonit me një ecuri perfekte, katër gola të shënuar asnjë i pësuar.Dy ndeshje 6 pikë.Skuadra shkodrane ka mposhtur me rezultatin 0-2 në transfertë Skënderbeun e Juljan Ahmatajt, në një sfidën të menaxhuar mjaft mirë nga skuadra kuqeblu, e cila u tregua cinike në fushën e lojës.Për Skenderbeun mungon lideri ne të tre repartet e fushes…dhe me teper ,një fantazist për te krijuar hapesira dhe vertikalizime ne sulm.
Me këtë triumf Vllaznia ngjitet në kuotën e 6 pikëve, duke kryesuar e vetme, teksa ujqerit mbeten 1 pikë në 2 ndeshje.
FT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-2
Dilaver 33′ , Da Silva 42′
42′ GOOOL VLLAZNIA 0-2/ Shkodranët realizojnë sërish me brazilianin Da Silva, i cili depërton mjaft bukur në mbrojtjen korçare, mposht me portierin Dajsinani dhe dërgon topin në rrjetë.
33′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Shkodranët kalojnë në avantazh me Dilaver. Pas një asist të Krujës nga e djathta, Dilaver nuk fal brenda zonës, duke kaluar në avantazh të tijët.
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Dajsinani, Vangjeli, Bicaj, Qaqi, Taipi, Mara, Rrapaj, Berisha, Mensah, Pusi. Trajner: Ahmataj.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Krymi, Marku, Kruja, Isaevski, Da Silva, Imeri, Dilaverd. Trajner: Brdariç.

