Tre zonat e Shqipërisë sipas rasteve me Covid:Korça në zonën “e kuqe”

Shefja e ISHP, Silva Bino tregoi vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të bërë ndarjen e qyteteve sipas rritjeve të rasteve në zonën e kuqe, portokalli dhe të verdhë.

Në konferencën për mediat, Bino u shpreh:

“Në lidhje me përhapjen në vend, e kemi ndarë hartën e Shqipërisë në 3 zona, që janë e kuqe, portokalli dhe e verdhë. Kjo është në bazë të incidencës dy javore, që është nga 195-414 të gjitha janë zona të kuqe dhe në dy javët e fundit kemi:

Zonat e kuqe (195-414 raste për 100,000 banorë): Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja.Këto janë zona që kanë një incidencë më të lartë.

Zonat portokalli (58-195 raste për 100,000 banorë): Berati, Devolli, Durrësi, Elbasani, Kolonja, Kuçova, Kukësi, Kurbini, Lezha, Librazhdi, Lushnja, Peqini, Pogradeci, Skrapari, Shkodra dhe Vlora.

Zonat e verdha (deri në 58 për 100,000 banorë): Janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo cka kemi parë në dy javëshin e fundit, kemi parë një rritje të incidencës. Gjithashtu kemi dhe rritje të numrit të rasteve. Natyrisht edhe përllogaritja e R-së është një element që tregon se kemi rritje në fundin e muajit tetor dhe shkon në 1.3 duke e krahasuar në shtator ku kishim ulje në 0.9”.

Masat e reja hyjnë në fuqi nga 11 nëntori.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.