Covid-19 /Më shumë se 50 mësues pozitivë në Bashkinë e Korçës…

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Korçë shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë shënuar një rritje të ndjeshme.Edhe më herët, në jo pak raste institucionet shtetërore kanë qenë vatra të përhapjes së koronavirusit, edhe për shkak të përqendrimit të një numri të lartë personash brenda të njëjtës zyrë apo klasë në një hapësirë të kufizuar.Mësohet se janë 50 mësues pozitivë me koronavirus në Bashkinë e Korçës, 20 në Pogradec ndërkohë që 30 të tjerë janë raste të shpërndara në qytetet e tjera të rrethit.

Sipas procedurës mësuesit e infektuar pasi vendosen në karantinë të menjëhershme, u merret tamponi rasteve të kontaktit dhe bëhet zëvendësimi nga mësues në listën e portalit.Bashkia e Korçës kohët e fundit ka bërë thirrje edhe për mësues vullnetarë….Ndërkohë janë 8 nxënës të infektuar me COVID-19 në Pogradec, konfirmon DSHP, po ashtu mendohet të jenë mbi 20 nxënës në Korçë, të cilët nuk janë duke shkuar nëpër institucionet arsimore.

Pavarësisht numrit të lartë të mësuesve të infektuar, DSHP nuk pranon që institucionet arsimore të jenë kthyer në vatra infeksioni.Kujtojmë që Korça u perfshi ne hartën e zonave të kuqe nga Instituti i Shëndetit Publik për përhapjen e lartë të koronavirusit ku përcaktohen rajonet me përhapjen e 195-414 rasteve me “COVID 19” për 100 mijë banorë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.