Masat që ka vendosur qeveria me kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që hyn në fuqi nga e mërkura nuk pritet të ketë një impakt shumë të madh në uljen e numrit të të infektuarve. Këtë thotë episemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë në Report Tv shton se numri pritet të rritet me hyrjen e dimrit dhe uljen e ndjeshme të temperaturave.
Masat e mbylljes 22:00 – 06:00, në kuadrin kur ne tani po shkojmë drejt dimrit, në orët e mbrëmjes temperaturat janë të ftohta. Personat që e vuajnë më tepër, mosha më e madhe nuk e kemi prezente në këtë orar. Ndaj efekti i kësaj mase do të jetë i vogël. Çdo lloj mase ja shohim efektin disa javë më pas. Do rishihet pas 3 javësh. Nuk pres ndonjë efekt të habitshëm njësoj si nuk prisnim efektin e maskave të detyrueshme në ambientet e jashtme. Me hyrjen e dimrit, efekti që do të sjellë është shumë herë më i lartë sa nuk do të ndihet impakti zbritës i këtyre masave’.
Epidemiologu u ndal tek ngjarjet në spitale, ku ka patur 4 raste të hedhjes së pacientëve, duke ndërmarrë një akt fatal për jetën, dhe tha se duhen marrë masat në strukturën spitalore.

“Ajo mund të jetë një nga masat e marra. Me ngritjen e spitaleve moderne është e parashikuar një masë e tillë. Situata të tilla janë ekzistente. Dritare që nuk hapen plotësisht. Duke marrë parasysh që janë spitale të ndërtuara shumë vite më parë. Shumë mirë që janë bërë mbi 2000 testime por duhen akoma më shumë. Rastet janë shumë më tepër. Alarmante nuk duket akoma por problemi është tek struktura spitalore. Ato janë të plotësuara, ndaj nevojitet një strukturë spitalore tjetër. Zgjidhja më e saktë në këtë moment. Duhet të futen në përdorim spitalet rajonale”.
Për vaksinën epodemiologu tha se deri më tani nuk kemi asgjë përfundimtare:
“Këto janë rezultate të ndërmjetme, pra në kuadrin e njoftimit të njerëzve se ku kanë shkuar rezultatet e këtij studimi. Nuk janë rezultate përfundimtare. Edhe ato përfundimtare do të jenë njësoj me këto parapraket por duhet të presim. Nëse do të jenë gati deri në mars, ne do të kalojmë më pas në prodhimin industrial dhe më pas në fazën e shpërndarjes të këtyre vaksinave. E derisa mua të më bëhet vaksina, do të shkojë më shumë se sa marsi e deri atëherë shumë persona do të jenë më të infektuar. Sa më larg që shtyhet ajo ditë aq më shumë të infektuar do të kemi gjatë kësaj kohe”.
