Greqia do të vendosë për herë të parë një prezencë të përhershme ushtarake në ishullin e Othonoit, ishulli më perëndimor i saj dhe që është afër ujërave territoriale shqiptare në Detin Jon.Lajmi njoftohet nga gazeta greke “Ta Nea”. Duke cituar burime të saj, kjo gazetë thotë se vendosja e pranisë së përhershme ushtarake në këtë zonë, edhe pse vendi nuk ndjehet i kërcënuar ashtu si në Lindje nga Turqia, është pjesë e strategjisë së re të Ministrisë së Mbrojtjes.

Keshtu Greqia ka vendosur të ‘blindojë’ pikat strategjike kufitare me prezencë ushtarake.Ndersa In Gr raporton se pikërisht për herë të parë Forcat e Armatosura të Greqisë do të jenë prezente edhe në Othonoi, ishulli grek në kufi me Shqipërinë.Ky ishull është i lakuar tashmë prej vitesh në politikën shqiptare për shkak të marrëveshjes së detit teksa konsiderohet si një pikë problematike.
Me një sipërfaqe totale prej 10.8 kilometrash katrorë, Othonoi dhe me popullsi prej 392 banorësh në total (sipas censusit të 2011) ndodhet në vijë bregedare të drejtë më Sarandën, por në veriperëndim të Korfuzit.
Pikërisht Othonoi dhe Erikuza janë dy ishujt kufitarë me Shqipërinë teksa duket se në një prejt tyre Greqia do të marrë masat për të mbrojtur vendin.

