Humb betejën me Covid-19 një tjetër mësuese

Një tjetër mësuese e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Fier.Bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj, e cila jepte mësim në shkollën 9 vjeçare “Liri Gero”.Lajmin e kanë bërë me dije kolegë të saj, duke postuar dhe dedikime prekëse në rrjetet sociale.

Ti i’u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.

Deri tani kanë humbur betejën nga Covid-19 gjithsej 8 mësues, kurse 5 të tjerë ndodhen në spital.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.