Sherr mes 4 personave në Pogradec, të rinjtë dhunojnë policët që..

Policia e Pogradecit ka arrestuar katër persona, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit.

NJOFTIMI I POLICISË :

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3 po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, janë nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët.

Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.