PASOJAT COVID-19, BIRRA MBETET STOK NË MAGAZINA

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë edhe industrinë e pijeve. Veçanërisht në Paris, ku një izolim i pjesshëm ka nisur që nga 2 nëntori, përkrah pjesës tjetër të vendit.Sipas përfaqësuesve të sektorit, ka një rënie prej 95 % në aktivitetin e bareve, hoteleve dhe restoranteve për shkak të krizës dhe izolimit, e kjo e ka vendosur sektorin e shpërndarjes së pijeve në vështirësi të madhe.Stoqe mallrash të pashitura po ngrihen si gradaçela në magazina, ku vetëm 10% e punonjësve janë ende në punë.

Sidoqoftë, shitësit e mëdhenj, mund të vazhdojnë të mbështeten tek klientët që gjithnjë e më shumë po kërkojnë zhvillimin e shpërndarjes së porosive në shtëpi.

Pikërisht te dërgimi i porosive në shtëpi janë mbështetur tani edhe shumë bare e restorante pariziene, që thonë se kjo po siguron mbijetesën e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.