E rende/ Ndërron jetë 28-vjeçarja shtatzënë nga koronavirusi

Një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.Viktima është identifikuar si E.Dalipi, e cila prej një jave ishte e infektuar me covid-19. Burime bëjnë me dije se fillimisht ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën.Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Ndersa mesohet se ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe mjekët tentuan të shpëtonin foshnjen me anë të ndërhyrjes së menjëhershme, por 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe e futën me urgjencë në reanimacion.Kështu tentativa e mjekëve për të mbajtur në jetë foshnjen prematurë dhe nënën dështoi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.