COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Autoritetet greke kanë njoftuar ditën e sotme se vijon të pësojë rritje numri i infektimeve dhe viktimave si pasojë e Koronavirusit. Sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi, gjatë 24 orëve të fundit rezulton se janë konfirmuar pozitiv me Covid, 3 227 raste të reja dhe kanë humbur jetën 59 persona.

Nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 85 261 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1,347.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.