SKANDALI ME FALSIFIKIMIN E TAMPONËVE, GREQIA BLLOKON DOGANËN E KAPSHTICËS

Greqia vendos më mbyllë pikën kufitare të Kapshticës, pas zbulimit të skandalit me testet e koronavirusit.Mësohet se vendimi nga pala greke është marrë pas zbulimit se një organizatë falsifikonte rezultatet e testeve PCR, të detyrueshme për udhëtarët që kalojnë kufirin.Dogana e Kapshticës do të mbyllet nga dita e nesërme, 20 nëntor në orën 06:00, dhe do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të pacaktuar.Skandali u zbulua dy ditë më parë, kur dy udhëtarë nga Korça u vunë në pranga nga policia greke, pasi u zbuluan se kishin falsifikuar rezultatin e testit të koronavirusit.

Autoritetet greke thonë se shqiptarët kanë shfrytëzuar mungesën e bluzave të bardha në pikën kufitare, për kryerjen e testeve të shpejta, dhe dyshojnë se në skemën e falsifikimit mund të jenë përfshirë edhe punonjës në Doganën e Kapshticës.Të arrestuarit janë Idajet Tocka dhe Ina Veliu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.