Një shtëpi dy katëshe është përfshirë nga flakët në qëndër të qytetit të Korcës në afërsi të muzeut arkeologjik.Në banesen dy katëshe jetonin 3 vëllezër në kushte ekstreme sociale të cilët të ardhurat e tyre i siguronin duke lypur në qytet.Zjarri dyshohet se ka ardhur nga një qiri i ndezur,të cilin vëllezerit e përdornin si burim drite pasi banesa nuk ka patur energji elektrike.Sikurse shihet edhe nga pamjet banesa është djegur plotësisht.Në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila po heton shkaqet dhe rrethanat e saj.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët.

