Rekord viktimash sot në Greqi. Për herë të parë regjistrohen 72 të vdekur duke e çuar numrin në total në 1419.Ministria Shëndetësisë greke njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 2581 persona me koronavirus në vend. 38 persona u zbuluan pas kontrolleve në kufijtë e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë 87 812, nga të cilat 53.5% janë burra,ku 683 raste ka Selaniku dhe 582 Athina.

Gjithashtu rekord ka shënuar edhe numri i të intubuarve duke shkuar në 519. Numri i atyre që trajtohen në gjithë spitalet e vendit me simptomat e koronavirusit ka prekur shifrën prej 4000 pacientesh.
81.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.9% kishin disa sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.
